LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite vret 92 palestinezë të tjerë në Gaza, numri i viktimave kalon 51.150
“Shumë viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.
Ushtria izraelite vret 92 palestinezë të tjerë në Gaza, numri i viktimave kalon 51.150
Ushtria izraelite vret 92 palestinezë të tjerë në Gaza, numri i viktimave kalon 51.150 / AA
19 Prill 2025

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 92 palestinezë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre që nga 7 tetori i vitit 2023 në të paktën 1.157.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 219 persona të tjerë janë plagosur dhe janë transferuar në spitale brenda 48 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në të paktën 116.724.

“Shumë viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës dhe vetëm që atëherë ka vrarë të paktën 1.783 njerëz dhe plagosur 4.683 të tjerë, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që u arrit në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us