LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Presidenti kolumbian e krahason gjendjen e palestinezëve në Gaza me vuajtjet e Krishtit
“Në momentin e pasionit dhe vdekjes së Jezusit, le të reflektojmë mbi popullin palestinez, prej andej nga erdhi ai, tani nën një gjenocid të përgjakshëm”, shkroi Petro në platformën X.
Presidenti kolumbian e krahason gjendjen e palestinezëve në Gaza me vuajtjet e Krishtit
Presidenti kolumbian e krahason gjendjen e palestinezëve në Gaza me vuajtjet e Krishtit / AA
19 Prill 2025

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza dhe gjendjen e palestinezëve e ka krahasuar me vuajtjet e Jezu Krishtit.

“Në momentin e pasionit dhe vdekjes së Jezusit, le të reflektojmë mbi popullin palestinez, prej andej nga erdhi ai, tani nën një gjenocid të përgjakshëm”, shkroi Petro në platformën X, duke iu përgjigjur një postimi në lidhje me mjekun e shquar palestinez, Dr. Hoassam Abu Safiyan, që raportohet se është në gjendje kritike pas torturave në paraburgimin izraelit.

Safiya, drejtor i Spitalit Kamal Adwan në Gazën veriore, thuhet se u arrestua nga forcat izraelite në fillim të këtij viti.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe mediat lokale javët e fundit kanë ngritur alarmin për trajtimin e tij në paraburgim, duke përmendur abuzime të rënda dhe përkeqësim të shëndetit.

Deklarata e presidentit Petro erdhi gjatë kremtimit të krishterë të Javës së Shenjtë, duke e intensifikuar më tej peshën e saj simbolike. Udhëheqësi kolumbian ka qenë një kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e akuzuar vazhdimisht për kryerjen e krimeve të luftës.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us