TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fidan me delegacionin e Hamasit diskutojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza
"Në takim u nënvizua gjithashtu se përpjekjet për t'i zhvendosur me forcë palestinezët nga atdheu i tyre janë të papranueshme", thonë burime diplomatike turke.
Fidan me delegacionin e Hamasit diskutojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza
Fidan me delegacionin e Hamasit diskutojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza / AA
18 orë më parë

 Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kreu i Këshillit Shura të Hamasit të shtunën diskutuan përpjekjet për të vendosur një armëpushim në Gaza.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Muhamed Darwish së bashku me delegacionin e tij janë takuar në kryeqytetin turk Ankara.

Gjatë takimit u theksua se Izraeli, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, po përpiqet ta bëjë të vuajë nga uria popullsinë palestineze, duke theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të shtojë përpjekjet për dërgimin e ndihmave në rajon.

Në takim gjithashtu u nënvizua se përpjekjet për t’i zhvendosur me forcë palestinezët nga atdheu i tyre janë të papranueshme.

U diskutua edhe për situatën në Bregun Perëndimor, me theks se si veprimet e Izraelit për ta bërë të përhershëm pushtimin kanë arritur një nivel që kërcënon paqen rajonale.

U diskutuan gjithashtu përpjekjet për ta arritur pajtimin midis grupeve palestineze.

Fidan theksoi rëndësinë e unitetit mes palestinezëve, duke e shprehur gatishmërinë e Türkiyes për të kontribuar në çdo mënyrë të mundshme dhe për t'i mbështetur këto përpjekje.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us