RAJONI
1 minuta leximi
Avionë zjarrfikës nga BE ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në Shqipëri
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin në ditët e fundit ka sjellë edhe përhapjen e zjarreve në disa vende.
Avionë zjarrfikës nga BE ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në Shqipëri
Avionë zjarrfikës nga BE ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në Shqipëri / BE arkiv
7 Korrik 2025

Bashkimi Evropian ka aktivizuar rezervën e emergjencës për të ndihmuar në përballimin e zjarrit që përfshiu komunën e Finiqit në Shqipëri, pranë kufirit me Greqinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE njoftoi se dy aeroplanë zjarrfikës nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, të vendosur në Greqi, u angazhuan dje në operacionin për shuarjen e zjarrit.

“Një falënderim i madh për të gjithë zjarrfikësit që kanë punuar pa u lodhur për ta vënë nën kontroll zjarrin në Finiq”, thuhet në postim.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin në ditët e fundit ka sjellë edhe përhapjen e zjarreve në disa vende të rajonit. Por Shqipërisë me flakët e zjarrit po luftojnë Greqia dhe Maqedonia e Veriut.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us