13 Prill 2025
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se po punohet për një takim midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan, Donald Trump.
“Puna është duke vazhduar për të përcaktuar nëse një takim i tillë do të zhvillohet në ShBA apo Türkiye”, u tha Fidani gazetarëve në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF 2025), që po mbahet në qytetin turk Antalya.
Fidan gjithashtu tha se presidenti Erdoğan synon të vizitojë Sirinë.
“Ne po punojmë për kushtet, datën dhe terrenin e duhur”, tha kryediplomati turk.