Zhvillova një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha sot presidenti ukraianas, Volodymyr Zelenskyy, në platformën X.
“E informova atë për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”, theksoi Zelenskyy.
“Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund atë. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt”, tha presidenti ukrainas.
“Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova kryeministrin Rama të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet”, shtoi ai.
“Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit tonë”, tha Zelenskyy.
Dhjetë ditë më parë, Zelenskyy ishte i ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili u organizua në Tiranë.