BOTA
1 minuta leximi
Vazhdojnë protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt në Nju Jork
Protestat filluan në Los Angeles dhe u përhapën në shumë qytete në të gjithë ShBA-në.
Vazhdojnë protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt në Nju Jork
Vazhdojnë protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt në Nju Jork / Reuters
12 Qershor 2025

Protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) vazhdojnë në qytetin e Nju Jorkut.

Gjatë demonstratave, pati përleshje të herëpashershme midis policisë dhe protestuesve. Disa demonstrues u ndaluan nga policia.

Shumë demonstrues u arrestuan dje në New York gjatë protestave kundër bastisjeve nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i ShBA-së (ICE).

Protestat shpërthyen të premten pasi agjentët e ICE-s bastisën bizneset lokale dhe arrestuan qindra persona të dyshuar se jetonin ilegalisht në ShBA.

Administrata e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, ka vazhduar të kryejë bastisje të tilla pavarësisht protestave publike.

Protestat filluan në Los Angeles dhe u përhapën në shumë qytete në të gjithë ShBA-në.

Trump urdhëroi vendosjen e trupave në Los Angeles pavarësisht kundërshtimeve nga zyrtarët vendas.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us