Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i bëri thirrje Rusisë dhe Azerbajxhanit të tregojnë përmbajtje mes tensioneve në rritje midis dy vendeve, duke vënë në dukje se Ankaraja ka “lidhje të thella dhe strategjike” si me Moskën, ashtu edhe me Bakun.
Dëshira më e madhe e Ankarasë është që incidentet e pafata të mos shkaktojnë “dëme të pariparueshme” në marrëdhëniet midis Moskës dhe Bakusë, u tha Erdoğan gazetarëve në bordin e fluturimit të tij të kthimit nga Azerbajxhani.
Erdoğan u shpreh se për marrëveshjen e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit do të dëshmojnë një hapje të dritareve të reja dhe historike të mundësive.
Duke folur për Korridorin e Zangezurit, një rrugë strategjike e vendosur për ta lidhur Azerbajxhanin perëndimor me enklavën e Nakhçivanit dhe për t'u shfaqur si një lidhje kyç nga Kina me Türkiyen dhe Rusinë, presidenti Erdoğan tha se ai ofron mundësi jo vetëm për Azerbajxhanin, por për gjithë rajonin.
Sipas Presidentit turk, Ankaraja e sheh rrugën si pjesë të një “revolucioni gjeoekonomik”.
Edhe pse Armenia fillimisht kundërshtoi Korridorin e Zangezurit, Jerevani tani po tregon një qasje më fleksibile për t'u bashkuar me integrimin ekonomik, shtoi ai.
Lidhur me çështjen e dorëzimit të avionëve F-35 midis Uashingtonit dhe Ankarasë, presidenti Erdoğan tha se pret dorëzim gradual të F-35-ëve në Türkiye gjatë mandatit të Donald Trumpit, duke shpresuar që Presidenti amerikan do ta “respektojë marrëveshjen”.
Çështja e F-35-ëve nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë ushtarake për Türkiyen, tha Presidenti Erdoğan, duke shtuar: “Ka të bëjë edhe me partneritete të forta në platforma globale, veçanërisht në NATO”.
Ndërkaq, Erdoğan theksoi se paqja e qëndrueshme në rajon dështoi për shkak të shkeljeve të armëpushimit nga Izraeli, duke shtuar se Ankaraja po punon fort për ta parandaluar përsëritjen e një serie të tillë kësaj radhe.
Türkiye beson se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit ka hapur gjithashtu derën për një armëpushim në Gaza, sipas Presidentit, duke sjellë në vëmendje se Hamasi ka treguar vazhdimisht vullnetin e tij të mirë për këtë çështje.
Për sa i përket çështejs së Sirisë, Erdoğan tha se Türkiye i ka bërë të qarta vijat e saj të kuqe për Sirinë, duke shtuar se vendi nuk do të tolerojë asnjë plan që legjitimon grupet terroriste ose bashkëpunëtorët e tyre.
“Ne mund të zbatojmë modele të tilla si zonat e tregtisë së lirë, qendrat logjistike dhe tregjet kufitare në Sirinë veriore”, shtoi Erdoğan.
“Në takimin tim me vëllain (Presidentin e Azerbajxhanit) Ilham Aliyev, ai tha: ‘Jam gati t'i ofroj të gjitha llojet e mbështetjes për Sirinë për gazin natyror’”, deklaroi Erdoğan.