RAJONI
2 minuta leximi
Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi të konstituohet në afat prej 30 ditësh
Sipas vendimit të gjykatës, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit- zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi të konstituohet në afat prej 30 ditësh
Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi të konstituohet në afat prej 30 ditësh / AA
26 Qershor 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë afat të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, zgjedhjen e kryetarit të ridhe nënkryetarëve të rinj.

Gjykata ka vendosur njëzëri të deklarojë kërkesën të pranueshme dhe të konstatojë që seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar dhe si rezultat i mos zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet dhe kërkesat e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] në ndërlidhje me nenin 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve], nenin 70 [Mandati i Deputetëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kreun IV të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Aktgjykim duhet që sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij.

Gjykata përfundimisht ka konstatuar se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 1, 2,  3 dhe 4 të nenit 67, si dhe nenet 70 dhe 74 të Kushtetutës, në pajtim me Kreun IV të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit, si dhe në përputhje me konstatimet e dhëna në këtë Aktgjykim, janë të obliguar që, dhe jo më vonë se tridhjetë ditë nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi, të përmbushin detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për të 37-n herë me radhë, në mungesë të votave të mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni legjislativ.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us