TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye dënon të gjitha format e sulmeve që shkelin sovranitetin e Katarit
Presidenti Erdoğan në një telefonatë me emirin al Thani ka thënë se Ankaraja dënon “të gjitha format e sulmeve” që shkelin sovranitetin e Katarit, si dhe ka theksuar mbështetjen e Türkiyes për “vëllezërit nga Katari”.
Erdoğan: Türkiye dënon të gjitha format e sulmeve që shkelin sovranitetin e Katarit
Erdoğan: Türkiye dënon të gjitha format e sulmeve që shkelin sovranitetin e Katarit / AA
26 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në një telefonatë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, ka thënë se Ankaraja dënon “të gjitha format e sulmeve” që shkelin sovranitetin e Katarit, si dhe ka theksuar mbështetjen e Türkiyes për “vëllezërit nga Katari”.

Gjatë bisedimeve, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes, dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan theksoi se gjatë samitit të NATO-s ai bisedoi me homologët e tij rreth përshkallëzimit ushtarak midis Iranit dhe Izraelit.

Presidenti turk shprehu shpresën e tij se palët do t’i përmbahen armëpushimit dhe se paqja e arritur do të ruhet.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us