LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Kryebashkiaku i qytetit francez Nice heq flamujt izraelitë nga bashkia pas urdhrit të gjykatës
“Pas referimit nga individë privat, gjyqtari i përkohshëm i Gjykatës Administrative pezulloi refuzimin e kryebashkiakut për të hequr flamujt izraelitë të ngritur në fasadën e bashkisë dhe e urdhëroi atë t’i heq brenda pesë ditëve”, tha gjykata.
Kryebashkiaku i qytetit francez Nice heq flamujt izraelitë nga bashkia pas urdhrit të gjykatës
Kryebashkiaku i qytetit francez Nice heq flamujt izraelitë nga bashkia pas urdhrit të gjykatës / AA
26 Qershor 2025

Një gjykatë franceze ka urdhëruar kryebashkiakun e qytetit Nice, Christian Estrosi, të heq flamujt izraelitë nga bashkia.

“Pas referimit nga individë privat, gjyqtari i përkohshëm i Gjykatës Administrative të qytetit Nice pezulloi refuzimin e kryebashkiakut për të hequr flamujt izraelitë të ngritur në fasadën e bashkisë dhe e urdhëroi atë t’i heq brenda pesë ditëve”, thotë urdhri i gjykatës.

Gjykata franceze vendosi që shfaqja e flamurit nuk mund të shihet vetëm si një “simbol i mbështetjes për pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi”, por edhe si “mbështetje për shtetin izraelit dhe në këtë mënyrë si shprehje e mendimit politik”.

Pas vendimit, siç raportojnë mediat lokale, kryebashkiaku Estrosi i qytetit të dytë më të madh francez në bregdetin e Mesdheut, hoqi flamujt që valëvitnin që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit 2023.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us