RAJONI
1 minuta leximi
Parlamenti i Serbisë zgjedh qeverinë e re të vendit të kryesuar nga Gjuro Macut
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Serbisë kanë zgjedhur qeverinë e re të vendit të kryesuar nga kryeministri Gjuro Macut.
Parlamenti i Serbisë zgjedh qeverinë e re të vendit të kryesuar nga Gjuro Macut
Parlamenti i Serbisë zgjedh qeverinë e re të vendit të kryesuar nga Gjuro Macut / AA
16 Prill 2025

Qeverinë e re e votuan deputetët e koalicionit qeverisës nga lista “Aleksandar Vuçiq - Serbia nuk duhet të ndalet”, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS), Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS), Partia Socialdemokrate e Serbisë (SDP) dhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM). Kundër votuan deputetët e partive opozitare që morën pjesë në seancë.​

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përgëzoi zgjedhjen e qeverisë, duke theksuar se ajo duhet ta garantojë “mbizotërimin e rendit juridik në Serbi, që njerëzit të jenë krenarë për vendin e tyre në çdo kuptim”.​

Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe Partia Demokratike.​


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us