Sot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Kampionëve, ndërkaq janë caktuar edhe kundërshtarët e klubeve të rajonit
Shorti për raundin e parë kualifikues në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, u hodh në selinë e UEFA-s në qytetin zviceran të Nyonit.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen më 8-9 korrik ndërsa ndeshjet e kthimit më 15-16 korrik.
Ndeshjet e raundit të parë janë si në vijim:
Grupi 1:
FK Zalgiris (Lituani) - Hamrun Spartans FC (Malta)
KuPS Kuopio (Finlandë) - FC Milsami Orhei (Moldavi)
The New Saints FC (Uells) - KF Shkëndija (Maqedoni e Veriut)
FC Iberia 1999 (Gjeorgji) - Malmö (Suedi)
FC Levadia (Estoni) - FC RFS (Letoni)
Grupi 2:
FC Drita (Kosovë) - FC Differdange 03 (Luksemburg)
Vikingur (Ishujt Faroe) - Lincoln Red Imps FC (Gjibraltar)
KF Egnatia (Shqipëri) - Breidablik (Islandë)
Shelbourne FC (Irlandë) - Linfield (Irlanda e Veriut)
Fotbal Club FCSB (Rumani) - Inter Club d'Escaldes (Andorra)
Grupi 3:
Virtus AC 1964 (San Marino) - HSK Zrinjski Mostar (Bosnjë e Hercegovinë)
NK Olimpija (Slloveni) - FC Kairat Almaty (Kazakistan)
FC Noah (Armeni) - FK Buduçnost (Mali i Zi)
PFC Ludogorets 1945 (Bullgari) - FC Dinamo-Minsk (Bjellorusi)