BOTA
1 minuta leximi
Evakuohen pesë qytetarët shqiptarë në Izrael, Hasani: Ndodhen në Egjipt
Disa vende po evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli dhe Irani mes konfliktit në rritje midis dy kombeve, i cili ka përfshirë sulme të ndërsjella me raketa dhe rritje të numrit të viktimave civile.
Evakuohen pesë qytetarët shqiptarë në Izrael, Hasani: Ndodhen në Egjipt
Evakuohen pesë qytetarët shqiptarë në Izrael, Hasani: Ndodhen në Egjipt / AA
një ditë më parë

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, pas situatës së krijuar nga konflikti me Iranin janë larguar sot në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Ministri Për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale, Hasani tha se “pesë shtetasit shqiptarë ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri”.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Disa vende po evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli dhe Irani mes konfliktit në rritje midis dy kombeve, i cili ka përfshirë sulme të ndërsjella me raketa dhe rritje të numrit të viktimave civile.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us