BOTA
1 minuta leximi
Rusia: Bisedimet mes Putinit dhe të dërguarit amerikan ishin “konstruktive dhe të dobishme”
Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, gazetarëve pas takimit në Moskë u tha se u zhvillua një “bisedë 3-orëshe, e cila ishte konstruktive dhe shumë e dobishme”.
Rusia: Bisedimet mes Putinit dhe të dërguarit amerikan ishin “konstruktive dhe të dobishme”
Rusia: Bisedimet mes Putinit dhe të dërguarit amerikan ishin “konstruktive dhe të dobishme” / AA
25 Prill 2025

Rusia ka bërë të ditur se raundi i fundit i bisedimeve midis presidentit rus, Vlladimir Putin dhe të dërguarit presidencial të ShBA-së, Steve Witkoff, ishin “konstruktive dhe të dobishme”.

Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, gazetarëve pas takimit në Moskë u tha se u zhvillua një “bisedë 3-orëshe, e cila ishte konstruktive dhe shumë e dobishme”.

Ushakov ishte pjesë e delegacionit rus që mori pjesë në takim, në të cilin mori pjesë edhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev.

Ai tha se dialogu midis Rusisë dhe ShBA-së në nivele të ndryshme do të vazhdojë të zhvillohet në "mënyrën më aktive", duke shtuar se bisedimet mbi Ukrainën u përqendruan veçanërisht në rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit.

“Biseda na lejoi të afrojmë më tej qëndrimet e Rusisë dhe ShBA-së, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për një numër çështjesh të tjera ndërkombëtare”, tha Ushakov.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us