SOCIALE
1 minuta leximi
Bizoni, mysafiri i pazakontë që tërhoqi vëmendjen e kosovarëve në rrjetet sociale
Bizoni, një nga kafshët më të mëdha të egra në Evropë, është parë duke lëvizur në rrugët e fshatit Prapashticë të Kosovës. Sipas fotografit dhe njohësit të faunës së egër, Arian Mavriqi, është sjellë nga një person nga vise të largëta.
Bizoni, mysafiri i pazakontë që tërhoqi vëmendjen e kosovarëve në rrjetet sociale
Bizoni, mysafiri i pazakontë që tërhoqi vëmendjen e kosovarëve në rrjetet sociale / AA
25 Korrik 2025

Një kafshë e rrallë dhe e pazakontë për Ballkanin, bizoni, ka ngjallur kuriozitet dhe habi te qytetarët në Kosovë, pasi është parë duke lëvizur në rrugët e fshatit Prapashticë.

Bizoni, i cili nuk është pjesë e faunës natyrore të rajonit, zakonisht gjendet në zona të largëta të Evropës. Pamjet e tij në një rrugë të asfaltuar shkaktuan reagime dhe shumë pyetje për mënyrën se si përfundoi aty.

Sipas fotografit dhe njohësit të faunës së egër në Kosovë, Arian Mavriqi, bizoni nuk ka lindur dhe nuk është rritur në trevat e Kosovës, por është sjellë nga një individ nga jashtë vendit, për shkak të fiksimit të tij për këtë specie.

Bizoni konsiderohet si një nga kafshët më të mëdha të egra në Evropë dhe për një kohë të gjatë ka qenë i zhdukur në shumë rajone të kontinentit. Megjithatë, në vitet e fundit janë ndërmarrë përpjekje për rikthimin dhe shumimin e tij në natyrë, si pjesë e nismave për ruajtjen e biodiversitetit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us