25 Korrik 2025
Takimi me dyer të mbyllura zgjati mbi tre orë.
Iranin e përfaqësuan në nivel zëvendësministrash të jashtëm Majid Takht-Ravanchi dhe Kazem Gharibabadi.
Irani kishte rënë dakord të rifillonte negociatat pas kërkesës së nënshkruesve evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Grupi E3 – Britania, Franca dhe Gjermania – ishte takuar më parë me zyrtarët iranianë në Istanbul më 16 maj, po ashtu në nivel zëvendësministrash të jashtëm.
Palët kishin rënë dakord të vazhdojnë dialogun paralelisht me negociatat indirekte që po zhvillohen midis Iranit dhe SHBA-së.
Si bisedimet SHBA-Iran, ashtu edhe procesi më i gjerë i negociatave me vendet evropiane u pezulluan pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor.