25 Korrik 2025
Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni kanë një “mundësi 50 me 50” për të arritur një marrëveshje tregtare mes tyre, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump të premten, para se të nisej për një vizitë në Skoci.
“Do të thoja që kemi një shans 50-50, ndoshta edhe më pak se kaq, por një shans 50-50 për të arritur një marrëveshje me BE-në, dhe do të jetë një marrëveshje ku ata duhet të ulin tarifat e tyre”, tha Trump nga oborri i Shtëpisë së Bardhë.
Ai iu referua tarifës reciproke prej 30 për qind që ShBA-ja aktualisht planifikon të vendosë duke filluar nga 1 gushti.
“Ata mund t’i lënë tarifat ku janë, nëse e duan me çdo kusht një marrëveshje”, shtoi Presidenti amerikan.