BOTA
1 minuta leximi
Izraeli ndalon hyrjen e myslimanëve në xhaminë e Profetit Ibrahim
Ekrem et-Temimi, i cili është përgjegjës për xhamitë në Drejtorinë e Fondacioneve në Khalil, tha për Anadolu se autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë profetit Ibrahim për sot dhe nesër për shkak të festës së Pashkëve.
Izraeli ndalon hyrjen e myslimanëve në xhaminë e Profetit Ibrahim
Izraeli ndalon hyrjen e myslimanëve në xhaminë e Profetit Ibrahim / TRT Balkan
15 Prill 2025

Izraeli i ndaloi myslimanët të hyjnë në xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e pushtuar të Al-Khalilit (Hebron) në Bregun Perëndimor për dy ditë, duke përdorur si justifikim festën e Pashkëve hebreje. 

Ekrem et-Temimi, i cili është përgjegjës për xhamitë në Drejtorinë e Fondacioneve në Khalil, tha për Anadolu se autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë profetit Ibrahim për sot dhe nesër për shkak të festës së Pashkëve.

"Autoritetet izraelite hapën të gjitha pjesët e xhamisë për izraelitët që po i uzurpojnë tokat palestineze", tha Temimi.

Ai theksoi se mbyllja e vendosur nga Izraeli përfshin edhe zonën përreth xhamisë dhe se palestinezët nuk lejohen të hyjnë dhe të dalin përmes postblloqeve ushtarake nën masa të rrepta.

Festa e Pashkëve hebreje, e cila filloi më 12 prill, do të vazhdojë për një javë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us