RAJONI
1 minuta leximi
Mitrovicë, serbët me peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër
Sipas njoftimit të Listës Serbe nënshkrimi i peticionit “Kundër ndërtimit të urave të Kurtit mbi lumin Ibër” ka filluar në orën 9 të mëngjesit të sotëm dhe do të zgjas edhe gjatë dy ditëve e ardhshme.
Mitrovicë, serbët me peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër
Mitrovicë, serbët me peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër / Tanjug
7 Korrik 2025

Përpara zyrave të Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut, sot në mëngjes ka filluar nënshkrimi i një peticioni kundër ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, të cilat janë inciuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit të Listës Serbe nënshkrimi i peticionit “Kundër ndërtimit të urave të Kurtit mbi lumin Ibër” ka filluar në orën 9 të mëngjesit të sotëm dhe do të zgjasë edhe gjatë dy ditëve e ardhshme.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, deklaroi se ndërtimi i paralajmëruar i urave të reja mbi Ibër është edhe një përpjekje tjetër për dëbimin e popullit serb nga Kosova dhe theksoi se është e rëndësishme që serbët ta nënshkruajnë peticionin e nisur nga Lista Serbe, duke treguar kështu një qëndrim të unifikuar kundër projekteve të qeverisë që siç tha ai janë në dëm të komunitetit serb.

Elek theksoi se peticioni do t'u paraqitet përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Mbi Lumin Ibër, i cili ndan pjesën veriore me shumicë të popullatës serbe me atë jugore me shumicë shqiptare të qytetit të Mitrovicës, më 1 korrik kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i vendosi gurthemelet për dy ura të reja, njëra për këmbësorë dhe tjetra për automjete.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us