RAJONI
1 minuta leximi
Nga sot qytetarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri
Nga 1 maji deri më 30 shtator të këtij viti, qytetarët e të dyja shteteve do të kalojnë në shtetin tjetër pa kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizjen më të shpejtë dhe për të evituar pritjet e gjata në kufi.
Nga sot qytetarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri
Nga sot qytetarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri / AA
1 Maj 2025

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë duke filluar që sot deri më 30 shtator do të mund të kalojnë pa ndalesa në pikën kufitare Vërmicë, nëpër të cilën kalon Rruga e Kombit.

Marrëveshja, e cila bëhet tashmë për vitin e dytë me radhë, zbatohet me qëllim lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dyja shteteve.

Nga 1 maji deri më 30 shtator të këtij viti, qytetarët e të dyja shteteve do të kalojnë në shtetin tjetër pa kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizjen më të shpejtë dhe për të evituar pritjet e gjata në kufi.

Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.

Shqipëria është destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova për vite me radhë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us