LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Palestinezët e zhvendosur në Gaza rreshtohen për ushqim mes përkeqësimit të krizës së urisë
Shumë prej tyre ecin me kilometra të tëra dhe presin me orë të tëra në kushte të vështira për t’u sjellë diçka familjeve të tyre, derisa uria në enklavën e rrethuar po thellohet
Palestinezët e zhvendosur në Gaza rreshtohen për ushqim mes përkeqësimit të krizës së urisë
Palestinezët e zhvendosur në Gaza rreshtohen për ushqim mes përkeqësimit të krizës së urisë / AA
1 Maj 2025

Palestinezët e zhvendosur në Gaza mes përkeqësimit të krizës së urisë presin në radhë për pako ushqimi që organizatat humanitare mundohen të shpërndajnë.

Dhjetëra palestinezë, përfshirë fëmijë, mblidhen rreth pikave të shpërndarjes së ushqimit, duke shpresuar të marrin një vakt me ushqim.

Shumë prej tyre ecin me kilometra të tëra dhe presin me orë të tëra në kushte të vështira për t’u sjellë diçka familjeve të tyre, derisa uria në enklavën e rrethuar po thellohet.

Rreth 2,4 milionë banorët e Gazës mbështeten pothuajse tërësisht në ndihmat humanitare të cilat janë ndërprerë që kur Izraeli mbylli kalimet kufitare Kerem Shalom, Zikim dhe Erez më 2 mars.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë të paktën 52 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra deh fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us