RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonci takon në lstanbul udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Turke
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, gjatë këtij takimi u diskutua mbi modernizimin e kapaciteteve të FSK-së dhe projektet e suksesshme të prokurimit që janë zhvilluar me kompanitë turke.
Maqedonci takon në lstanbul udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Turke
Maqedonci takon në lstanbul udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Turke / AA
24 Korrik 2025

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar në lstanbul në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025) udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Haluk Görgün.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, gjatë këtij takimi u diskutua mbi modernizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe projektet e suksesshme të prokurimit që janë zhvilluar me kompanitë turke.

“Në veçanti, janë shqyrtuar planet për të ardhmen dhe mundësitë e vazhdimit të prokurimit me kompani si Baykar, si dhe shumë të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej, bëhet e ditur se ministri Maqedonci theksoi se vizita në IDEF ishte një mundësi e shkëlqyer për t'i parë nga afër risitë që këto kompani ofrojnë, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e aftësive të ushtrisë kosovare.

Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të panairit në Istanbul, Maqedonci është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes së Türkiyes Yaşar Güler, me të cilin theksoi se diskutuan për situatën gjeopolitike aktuale, avancimin e FSK-së dhe rëndësinë e mbështetjes që Kosova po merr nga Türkiye.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us