TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fidan nënvizoi rëndësinë e Türkiyes në Forumin e Diplomacisë në Antalya
“Türkiye është vend në zemër të krizave dhe në qendër të tensioneve – por edhe në thelb të zgjidhjeve”, thotë Hakan Fidan.
Fidan nënvizoi rëndësinë e Türkiyes në Forumin e Diplomacisë në Antalya
Fidan nënvizoi rëndësinë e Türkiyes në Forumin e Diplomacisë në Antalya / AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan nënvizoi të premten rëndësinë e Türkiyes, duke thënë se ajo mbart potencialin për të zgjidhur një mori krizash ndërkombëtare.

"Türkiye është një vend në zemër të krizave dhe në qendër të tensioneve - por edhe në thelbin e zgjidhjeve", tha Fidan fjalimin e tij të hapjes në Forumin vjetor të Diplomacisë në Antalya.

Forumi triditor, i cili filloi të premten në qytetin jugor turk të Antalyas, ka në qendër temën "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar".

Ngjarja bashkon liderët globalë, politikëbërësit dhe ekspertët për t'i trajtuar sfidat kritike globale, të tilla si tensionet gjeopolitike, pabarazia, dhuna dhe ndryshimet klimatike, ndërsa eksploron mënyrat se si diplomacia mund ta rivendosë stabilitetin dhe ta nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us