12 Prill 2025
Ministri i Mbrojtjes së Türkiyes, Yaşar Güler, u takua të shtunën veçmas me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
Takimet u zhvilluan në kuadër të kontakteve të Güler në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF) 2025, në qytetin bregdetar turk, në partneritet me Anadolun.
Gjatë takimit me Maqedoncin, Güler diskutoi çështje bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, njoftoi Ministria Kombëtare e Mbrojtjes së Türkiyes përmes një postimi në platformën X.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me takimet e Güler me Damkën.