Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të dytë që ushtria izraelite krye brenda 24 orëve ndaj një shkolle në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.
Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga zyrtarët e shëndetësisë, avionët luftarakë izraelitë goditën një shkollë të lidhur me Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) ku po qëndrojnë refugjatët në Kampin e Refugjatëve Al-Bureij në qendër të Rripit të Gazës, për herë të dytë brenda 24 orëve.
Nëntë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulm.
Në një deklaratë me shkrim të bërë dje nga qeveria në Gaza, u tha se 22 persona, kryesisht fëmijë, humbën jetën dhe 52 të tjerë u plagosën në sulmin që synonte shkollën e lidhur me UNRWA-n në kampin e refugjatëve Al-Bureij.