TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti i Türkiyes Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit Sharif
Gjatë takimit u diskutuan tensionet midis Indisë dhe Pakistanit.
Presidenti i Türkiyes Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit Sharif
Presidenti i Türkiyes Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit Sharif / AA
një ditë më parë

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Pakistanit, Shahbaz Sharif.

Gjatë takimit u diskutuan tensionet midis Indisë dhe Pakistanit, sulmi i natës së 6 majit dhe ngjarjet aktuale.

Gjatë takimit, Presidenti Erdoğan shprehu solidaritetin e Türkiyes me Pakistanin dhe uroi mëshirën e Zotit për pakistanezët që vdiqën në sulm dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

Presidenti turk deklaroi se Türkiye mbështet politikën e qetë dhe të moderuar të Pakistanit në këtë proces dhe se propozimi i saj është të kryejë një hetim ndërkombëtar të paanshëm, transparent dhe të besueshëm për sulmin terrorist në Xhamu dhe Kashmir.

Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye është e gatshme të bëjë çmos për ta parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se kontaktet diplomatike për këtë çështje do të vazhdojnë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us