BOTA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite pranon goditjen e gabuar në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Gaza
Në një deklaratë, ushtria shpjegoi se forcat e saj që operojnë në Rafah qëlluan mbi ndërtesën më herët gjatë ditës “pasi identifikuan të dyshuarit dhe ndienin një kërcënim ndaj ushtrisë”.
Ushtria izraelite pranon goditjen e gabuar në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Gaza
Ushtria izraelite pranon goditjen e gabuar në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Gaza / AA
24 Mars 2025

Ushtria izraelite pranoi sot se forcat e saj ka qëlluar mbi një ndërtesë që i përkiste Kryqit të Kuq në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Në një deklaratë, ushtria shpjegoi se forcat e saj që operojnë në Rafah qëlluan mbi ndërtesën më herët gjatë ditës “pasi identifikuan të dyshuarit dhe ndienin një kërcënim ndaj ushtrisë”.

Nuk u raportua për të lënduar, megjithëse ndërtesa pësoi dëme të vogla, shtoi ushtria.

“Pas ekzaminimit, rezultoi se identifikimi ishte i gabuar dhe ndërtesa i përkiste Kryqit të Kuq”, pranoi ushtria, duke shtuar se ngjarja do të hetohet.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us