27 Prill 2025
Përpjekja e shtatë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori mjaftueshëm vota.
Haxhiu arriti të marrë sërish vetëm 57 vota në mbështetje, duke mbetur katër vota larg shumicës së nevojshme prej 61 votash për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Kjo është hera e pestë radhazi që Haxhiu nuk arrin ta sigurojë mbështetjen e kërkuar për t’u zgjedhur.