BOTA
2 minuta leximi
Media amerikane: Takimi i radhës ShBA-Iran më 3 maj në Evropë
Një zyrtar amerikan e përshkroi raundin e tretë të diskutimeve të mbajtura në Oman si “pozitiv dhe produktiv”, duke vënë në dukje se zgjati mbi katër orë dhe përfshiu angazhim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.
Media amerikane: Takimi i radhës ShBA-Iran më 3 maj në Evropë
Media amerikane: Takimi i radhës ShBA-Iran më 3 maj në Evropë / AA
27 Prill 2025

Raundi i katërt i bisedimeve bërthamore midis ShBA-së dhe Iranit do të zhvillohet më 3 maj në Evropë, raportoi Axios të shtunën, duke cituar një zyrtar amerikan.

Një zyrtar amerikan e përshkroi raundin e tretë të diskutimeve të mbajtura në Oman si “pozitiv dhe produktiv”, duke vënë në dukje se zgjati mbi katër orë dhe përfshiu angazhim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

“Ka ende shumë për të bërë, por është bërë përparim i mëtejshëm në arritjen e një marrëveshjeje”, shtoi zyrtari.

Minstri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, njoftoi më parë se Uashingtoni dhe Teherani do të takohen përsëri më 3 maj. Zyrtari amerikan që ka folur me Axios ka konfirmuar se bisedimet e ardhshme do të zhvillohen në Evropë, por nuk ka specifikuar se në cilin vend. Raundi i dytë i bisedimeve u mbajt në kryeqytetin e Italisë, Romë, më 19 prill.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha më parë se ky raund i fundit ishte “më serioz se më parë” dhe se të dyja palët “kanë hyrë gradualisht në më shumë detaje teknike” që lidhen me çështjet bërthamore.

“Negociatat e vazhdueshme me Uashingtonin u kanë dhënë shpresë se mund të arrihet përparim”, tha Araghchi, duke shtuar se pala iraniane është “shpresuese, por jashtëzakonisht e kujdesshme”.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje e re për ta zëvendësuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të ndërmjetësuar gjatë administratës së Barack Obamas. Trump ka theksuar vazhdimisht se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore”.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us