RAJONI
1 minuta leximi
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk voton rezolutën për krizën humanitare në Gaza
Nga 93 deputetë të regjistruar në sallën e Kuvendit, vetëm 16 kanë votuar pro rezolutës për ndihmë humanitare në Gaza, të propozuar nga deputetë të opozitës.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk voton rezolutën për krizën humanitare në Gaza
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk voton rezolutën për krizën humanitare në Gaza / AA
24 Korrik 2025

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dështoi sot në një votim që në rend dite të vendoset një rezolutë për Rripin e Gazës, e cila bën thirrje për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në enklavën palestineze të shkatërruar nga sulmet izraelite.

Nga 93 deputetë të regjistruar në sallën e Kuvendit, vetëm 16 kanë votuar pro rezolutës për ndihmë humanitare në Gaza. Rezoluta u propozua nga deputetë të opozitës, ndërsa pro votuan edhe 5 deputetë të pushtetit.

Izraeli ka vrarë më shumë se 59.200 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Aktualisht, Gaza po përballet me një uri ekstreme, ndërsa organizatat kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut apelojnë për veprime urgjente për të mundësuar hyrjen e furnizimeve themelore për banorët e rajonit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us