Administrata izraelite për fat të keq vazhdon veprimet e saj të paligjshme kundër përfaqësuesve të medias dhe gazetarëve, të cilët i bëjnë jehonë mbarë njerëzimit për masakrat që kryen; gjakun dhe lotët që shkakton; strategjinë e destabilizimit të rajonit dhe kërcënimin që paraqet për paqen botërore, shkruan në X kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun
“Ndër shfaqejet e fundit të kësaj çmendurie është edhe ndalimi i transmetimit direkt të gazetarit të TRT Arabic, Fehmi Shtewe dhe ekipit të tij, që po raportonin nga qyteti i Haifës, si dhe sekuestrimi i pajisjeve të tyre nga policia izraelite”, shkruan Altun.
Policia izraelite, duke vepruar në mënyrë të paligjshme, siç thekson Altun shkoi në vendin ku Fehmi po transmetonte dhe ushtroi dhunë ndaj ekipeve të televizionit egjiptian Alghad TV dhe TRT Arabic, duke u sekuestruar në mënyrë të paligjshme pajisjet gazetarëve, puna e të cilëve është vetëm të raportojnë lajme.
“E dënojmë me ashpërsi të madhe këtë sulm të ulët kundër lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. E lëmë në gjykimin e opinionit publik botëror heshtjen e Perëndimit dhe institucioneve të tij ‘demokratike’, të cilat, kur fajtor është Izraeli, nuk respektojnë asnjë normë apo vlerë dhe i injorojnë të gjitha”, shprehet Altun dhe theksoi se e dënojmë këtë akt të neveritshëm.
Mes tjerash ia tha do të vazhdojnë gjithmonë të mbështesin dhe të mbrojnë lirinë e shprehjes, të drejtën për informim dhe të drejtat e përfaqësuesve të medias.