BOTA
2 minuta leximi
Haxhi 2025: Qindra mijëra pelegrinë në Xhaminë Al-Haram në Mekë
Fluksi i pelegrinëve është intensifikuar ditët e fundit, ndërsa gjithnjë e më shumë besimtarë mbërrijnë përpara Bajramit të Kurbanit, i cili festohet në fillim të qershorit.
Haxhi 2025: Qindra mijëra pelegrinë në Xhaminë Al-Haram në Mekë
Haxhi 2025: Qindra mijëra pelegrinë në Xhaminë Al-Haram në Mekë / AA
27 Maj 2025

Ndërsa afrohet Haxhi, Xhamia Al-Haram në Mekë është e mbushur me qindra mijëra besimtarë që e vizitojnë xhaminë më të madhe në botë si ditën ashtu edhe natën.

Fluksi i pelegrinëve është intensifikuar ditët e fundit, ndërsa më shumë besimtarë mbërrijnë përpara Bajramit të Kurbanit, i cili bie në fillim të qershorit, një nga ngjarjet më të shenjta islame, kur myslimanët kryejnë kushtin e pestë të shenjtë - haxhin.

Pelegrinët, të zhytur në lutje, kalojnë pothuajse çdo orë brenda xhamisë, duke kryer rituale të tilla si tavafi (rrugëtimi rreth Qabes) dhe sa'i (ecja midis kodrave të Safasë dhe Mervasë). Shumë veta sigurojnë vende pranë Qabesë orë më parë, duke e mbushur kohën midis namazeve me recitim të Kuranit dhe lutje.

Haxhi është një detyrë fetare e detyrueshme për myslimanët që janë fizikisht dhe financiarisht të aftë.

Këtë vit, mbi dy milionë besimtarë nga prejardhje të ndryshme u mblodhën në Mekë, të bashkuar me rrobat e tyre të thjeshta të bardha të ihramit - një simbol i barazisë dhe devotshmërisë në Islam.

Haxhi kulmon me Bajramin e Kurbanit, kur myslimanët në mbarë botën kryejnë sakrifica kafshësh në kujtim të përkushtimit të profetit Ibrahim ndaj Allahut.

Autoritetet po e menaxhojnë mbingarkesën në Mekë duke ofruar siguri dhe mbështetje logjistike për pelegrinët.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us