BOTA
2 minuta leximi
Shkencëtarët ringjallin “ujkun e tmerrshëm”, specien që u zhduk 12.500 vjet më parë
Shkencëtarët përdorën ADN-në e lashtë, si dhe teknologjinë e klonimit dhe modifikimit të gjeneve për të krijuar tre këlyshë të “ujkut të tmerrshëm” me gjenet e një ujku gri, duke rezultuar në një origjinë të përzier.
Shkencëtarët ringjallin “ujkun e tmerrshëm”, specien që u zhduk 12.500 vjet më parë
Shkencëtarët ringjallin “ujkun e tmerrshëm”, specien që u zhduk 12.500 vjet më parë / Reuters
8 Prill 2025

“Ujku i tmerrshëm”, një specie ujqërish që u zhduk 12.500 vjet më parë, është ringjallur nga një kompani bioteknike me bazë në ShBA, duke shënuar de-zhdukjen e parë në botë në një arritje të jashtëzakonshme.

Colossal Biosciences, kompania e inxhinierisë gjenetike me bazë në Teksas, e cila qëndron pas krjimit të miut kolosal të leshtë, njoftoi se shkencëtarët përdorën ADN-në e lashtë, si dhe teknologjinë e klonimit dhe modifikimit të gjeneve për të krijuar tre këlyshë të “ujkut të tmerrshëm” me gjenet e një ujku gri, species më të afërt të gjallë të “ujkut të tmerrshëm”, duke rezultuar në një origjinë të përzier që ngjan shumë me paraardhësin e tij prehistorik.

“Ky moment historik masiv është i pari nga shumë shembujt e ardhshëm që tregojnë se grupi ynë i teknologjisë së de-zhdukjes nga fundi në fund funskionon”, tha Ben Lamm, shefi ekzekutiv i kompanisë.

Tre këlyshët e species së ringjallur të “ujqërve të tmerrshëm” përfshijnë dy meshkuj, Romulus dhe Remus, si dhe një femër, Khaleesi.

Colossal Biosciences ka punuar që nga viti 2021 për ringjalljen e mamuthit, dodos dhe tigrit Tasmanian, por kjo është hera e parë që kompania zbulon punën e saj mbi “ujqërit e tmerrshëm”.

Ujqërit jetojnë në një strehë të madhe, të sigurt me gardhe të gjera, si dhe të monitoruar nga kamera, siguri dhe drone.

Colossal Biosciences ofron kujdes të specializuar, duke përfshirë një zonë të dedikuar për “ujqërit e tmerrshëm” me një klinikë veterinare dhe ambiente menaxhimi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us