LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Izraeli liron 14 palestinezë të burgosur pas muajsh në paraburgim
Të liruarit u transportuan drejt Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aksës në qytetin Deir al-Balah për kontrolle mjekësore.
Izraeli liron 14 palestinezë të burgosur pas muajsh në paraburgim
Izraeli liron 14 palestinezë të burgosur pas muajsh në paraburgim / AA
1 Korrik 2025

Izraeli liroi të martën 14 palestinezë të arrestuar pas disa muajsh paraburgimi, njoftoi një burim mjekësor.

Sipas burimit, të ndaluarit u liruan në pikëkalimin Kissufim në Gazën qendrore, ku u transportuan me automjete të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) drejt Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aksës në qytetin Deir al-Balah.

Të burgosur të tjerë palestinezë të liruar më parë nga Izraeli kanë shfaqur shenja torture dhe neglizhencë mjekësore pas lirimit nga paraburgimi.

KNKK-ja zakonisht ndihmon në transportin e të liruarve drejt spitaleve, ku atyre u sigurohen kujdes mjekësor, produkte higjienike bazë dhe veshmbathje.

Mijëra palestinezë nga Gaza besohet të jenë ndaluar nga ushtria izraelite gjatë luftës së saj gjenocidale në enklavë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us