LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Trump thotë se shpreson që armëpushimi në Gaza të arrihet ‘’diku javës së ardhshme’’
Presidenti amerikan u shpreh se do të diskutojë mbi Gazën dhe Iranin me kryeministrin izraelit Netanyahu javën e ardhshme gjatë vizitës së tij në Uashington DC.
Trump thotë se shpreson që armëpushimi në Gaza të arrihet ‘’diku javës së ardhshme’’
Trump thotë se shpreson që armëpushimi në Gaza të arrihet ‘’diku javës së ardhshme’’ / Reuters
1 Korrik 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të martën se shpreson që një armëpushim në Rripin e Gazës të arrihet së shpejti.

“Shpresojmë që (armëpushimi) të ndodhë dhe po presim që kjo të ndodhë diku gjatë javës së ardhshme”, u tha Trump gazetarëve para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për hapjen e një qendre të përkohshme për migrantë në shtetin e Floridës.

Trump tha se javën e ardhshme do të diskutojë për Gazën dhe Iranin me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington DC.

“Ai po vjen këtu. Do të flasim për shumë çështje. Do të flasim për suksesin e madh që patëm në Iran ... Po ashtu do të flasim për Gazën”, tha ai.

Këto komente erdhën pas konfirmimit të Netanyahut se do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme për bisedime me zyrtarët amerikanë.

“Kam planifikuar të nisem javën e ardhshme për takime në ShBA me Presidentin Donald Trump”, tha Netanyahu në një deklaratë para një mbledhjeje të kabinetit.

Netanyahu tha se gjithashtu do të takohet me Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, emisarit për Lindjen e Mesme të Trump Steve Witkoff dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick.

“Kemi disa pika për të mbyllur më parë për të arritur marrëveshjen tregtare dhe disa çështje të tjera; takime me liderë të Kongresit dhe Senatit dhe takime sigurie, të cilat nuk do t’i detajoj këtu”, tha Netanyahu.

‘Mendoj se javën e ardhshme do të kemi marrëveshje’

Pas mbërritjes në Florida, Trump u pyet sa i prerë do të jetë me Netanyahun për përfundimin e luftës në Gaza.

“Shumë i prerë”, tha ai. “Edhe ai (Netanyahu) dëshiron ta përfundojë ... Mendoj se javën e ardhshme do të kemi marrëveshje.”

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us