BOTA
2 minuta leximi
Egjipt, përmbyset një anije shpimi në gjirin e Suezit
Anija e shpimit u përmbys në veri të provincës së Detit të Kuq.
Egjipt, përmbyset një anije shpimi në gjirin e Suezit
Egjipt, përmbyset një anije shpimi në gjirin e Suezit / AA
një ditë më parë

Ministria egjiptiane e Naftës njoftoi se një anije shpimi u përmbys në gjirin e Suezit në lindje të vendit.

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se pak kohë më parë ka marrë informacion se anija e shpimit e quajtur "Adam Marine 12" nga kompania e naftës "Shukheir Offshore" (OSOCO) u përmbys në rajonin Jabal al-Zait.

Deklarata vuri në dukje se ministri i Naftës dhe Burimeve Minerale, Karim Badawi dhe ministri i Punës, Mohammed Jubran shkuan në vendin e aksidentit me një ekip nga secila ministri për të parë situatën në vend, për të monitoruar përpjekjet e shpëtimit dhe për të vlerësuar masat emergjente të marra për incidentin.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se zhvillimet po ndiqen në koordinim me autoritetet përkatëse dhe kompanitë e lidhura në rajon dhe se po merren masat e nevojshme.

Përpjekjet e kërkimit vazhdojnë për 21 persona të zhdukur

Mediat egjiptiane, përfshirë gazetën "Al-Shorouk" raportojnë se anija e shpimit të naftës u përmbys në veri të provincës së Detit të Kuq. Tre persona humbën jetën, 6 u shpëtuan dhe vazhdojnë përpjekjet e kërkimit për 21 persona të zhdukur.

Ndërsa në lajmin e faqes së internetit "Youm7" theksohet se në incident kanë humbur jetën 4 persona. Në lajmin e "Al-Shorouk" thuhet se anija e shpimit u përmbys ndërsa po tërhiqej në një vend të ri pune pranë platformës Ashrafiyah.

Autoritetet egjiptiane nuk kanë bërë ende deklaratë në lidhje me lajmet në media.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us