Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi sot në mbrëmje se do të nisin sulme ajrore ndaj grupit Houthi në Jemen, të ngjashme me sulmet e kohëve të fundit kundër Iranit.
“Jemeni do të trajtohet si Teherani. Pas goditjes së kokës së gjarprit në Teheran, do t’i godasim edhe Houthit në Jemen”, shkroi Katz në X.
“Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit, ajo dorë do të pritet”, shtoi ai.
Kërcënimi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite tha se Forcat e saj Ajrore kishin pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni.
Në një deklaratë, ushtria tha se sulmi me raketa shkaktoi aktivizimin e sirenave në zona të shumta në gjithë vendin, duke përfshirë pjesën më të madhe të Kudsit, Aeroportin Ben Gurion, Modiin, Rishon Lezion dhe disa vendbanime kolone në Bregun Perëndimor.
Ushtria tha se raketa u rrëzua nga forcat ajrore, si dhe nuk u raportua për të lënduar.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi në Jemen mbi pretendimin izraelit.