12 Qershor 2025
Italia bëri thirrje të enjten për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe kërkoi ndërprerjen e bombardimeve të vazhdueshme në rajon.
Duke folur përpara takimit Weimar Plus të ministrave të jashtëm në Romë, Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani theksoi angazhimin e vendit të tij ndaj objektivave strategjikë të NATO-s dhe ndaj shqetësimeve humanitare në Lindjen e Mesme.
"Mesazhi ynë është i qartë. Ne duhet ta ndalojmë luftën", tha Tajani. "Me Egjiptin, Katarin, po bëjmë çmos për të ndihmuar popullsinë civile. Qëllimi ynë është armëpushimi. Ky mesazh është i qartë: Ndaloni bombardimet dhe (lironi) menjëherë pengjet". Shtoi më tej ministri në deklaratën e tij.