Mjetet ajrore pa pilot ANKA III të prodhimit turk po vazhdojnë me sukses procesin e testimit dhe në të fundit goditën me saktësi objektivat duke përdorur municione të prodhimit turk.
Avioni ANKA III i projektuar dhe prodhuar nga Turqia goditi me sukses objektivat e synuar me municionin LGK-82 të ASELSAN.
Haluk Gorgun, president i Agjencisë Turke të Industrisë së Mbrojtjes (SSB), njoftoi në rrjetin social X se ky test i suksesshëm rrit më tej aftësitë ajrore të Türkiyes.
Ai tha se kjo aftësi e rëndësishme është një tregues i prekshëm i fuqisë inxhinierike të vendit dhe përparimit vendimtar të industrisë së mbrojtjes të Türkiyes.
"Unë përgëzoj nga zemra të gjithë inxhinierët tanë, ekipet teknike dhe nënkontraktorët tanë të përfshirë në projekt, veçanërisht ASELSAN dhe Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TAI). Çdo sukses i ri përforcon më tej hapat tanë drejt një Türkiye të pavarur dhe të fortë", tha Gorgun.