TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk dhe ai iranian diskutojnë për përgatitjet e negociatave bërthamore në Istanbul
Türkiye do ta presë këtë të premte raundin e ri të bisedimeve bërthamore me Iranin dhe vendet e E3-shit: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania.
Kryediplomati turk dhe ai iranian diskutojnë për përgatitjet e negociatave bërthamore në Istanbul
Kryediplomati turk dhe ai iranian diskutojnë për përgatitjet e negociatave bërthamore në Istanbul / AA
21 Korrik 2025

Kryediplomati turk, Hakan Fidan, dhe homologu i tij iranian, Abbas Araghchi, diskutuan nëpërmjet një telefonate për përgatitjet e bisedimeve bërthamore që do të mbahen në Istanbul këtë të premte.

Gjatë telefonatës së zhvilluar të hënën, dy ministrat diskutuan gjithashtu për situatën humanitare në Gaza dhe zhvillimet në Siri, njoftuan burime diplomatike turke.

Një raund i ri bisedimesh për çështjen bërthamore mes Iranit dhe tri vendeve evropiane të njohura si E3, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, do të mbahet në Istanbul këtë të premte.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us