BOTA
2 minuta leximi
BE-ja do ta shqyrtojë përdorimin e aseteve të ngrira të regjimit të Asadit për rindërtimin e Sirisë
Parlamenti Evropian bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme humanitare dhe zhvillimore, duke përfshirë ndihmën për vendet fqinje që strehojnë refugjatët.
BE-ja do ta shqyrtojë përdorimin e aseteve të ngrira të regjimit të Asadit për rindërtimin e Sirisë
BE-ja do ta shqyrtojë përdorimin e aseteve të ngrira të regjimit të Asadit për rindërtimin e Sirisë
12 Mars 2025

Parlamenti Evropian i kërkoi BE-së të gjejë mënyra për t’i përdorur asetet e ngrira të regjimit të Bashar Asadit për rindërtimin e Sirisë.

“Parlamenti Europian e fton BE-në t’i eksplorojë rrugët për të përdorur asetet e ngrira të regjimit të Asadit për një fond besimi për rindërtimin sirian, rehabilitimin dhe kompensimin e viktimave”, shkruante në një rezolutë të martën mbi “nevojen për mbështetje të BE-së drejt një tranzicioni dhe rindërtimi të drejtë në Siri”.

Parlamenti mirëpriti gjithashtu 235 milionë euro ndihmë nga Komisioni i BE-së për sirianët, ndërsa bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme humanitare dhe zhvillimore, duke përfshirë ndihmën për vendet fqinje që strehojnë refugjatët.

“Parlamenti Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar nga pezullimi i të gjitha financimeve të USAID-it në lidhje me Sirinë apo refugjatët sirianë dhe nga mospjesëmarrja e parashikuar e SHBA-së në konferencën e ardhshme të Brukselit”, thuhet në lidhje me programin amerikan të ndihmës dhe ndihmës zhvillimore që u ndërpre nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai i kërkoi bllokut të rrisë mbështetjen financiare për organizatat e shoqërisë civile siriane, duke theksuar “dialogun qytetar” midis grupeve etnike, kulturore dhe fetare për ta promovuar “pluralizmin, bashkëjetesën paqësore dhe besimin” brenda shoqërisë.

Parlamenti gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve siriane që t’i japin fund pranisë ushtarake ruse në Siri.

“Parlamenti Europian i bën thirrje Sirisë të çlirohet nga aleancat e saj famëkeqe të gjata me Teheranin dhe Moskën, të cilat kanë sjellë vuajtje për popullin sirian dhe destabilizim në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, shtoi parlamenti.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us