TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan: Marrëdhëniet me ShBA-në do të "lulëzojnë" në mandatin e dytë të Trumpit
Erdoğan shprehu optimizëm për të ardhmen e lidhjeve dypalëshe, veçanërisht gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.
Erdoğan: Marrëdhëniet me ShBA-në do të "lulëzojnë" në mandatin e dytë të Trumpit
Erdoğan: Marrëdhëniet me ShBA-në do të "lulëzojnë" në mandatin e dytë të Trumpit / TRT Balkan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ShBA-Türkiye gjatë fjalimit të tij në Forumin e Diplomacisë në Antalya (FDA).

Erdoğan shprehu optimizëm për të ardhmen e lidhjeve dypalëshe, veçanërisht gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

“Besoj se marrëdhëniet me ShBA-në do të lulëzojnë në çdo fushë gjatë mandatit të dytë të presidentit Trump, gjithashtu me kontributin e miqësisë sonë të ngushtë me të”, tha Erdoğan, duke nënvizuar rëndësinë e ShBA-së si një partner strategjik.

Duke adresuar sfidat në rritje të tregtisë globale, Erdoğan foli mbi përpjekjet për t’i menaxhuar tensionet që lindin nga konkurrenca tregtare dhe tarifat doganore.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar që konkurrenca e nisur tregtare përmes tarifave doganore të mos bëhet shkatërruese. Türkiye do të jetë një nga fitueset e këtij procesi”, tha ai.

Udhëheqësi turk theksoi gjithashtu qëllimin ambicioz tregtar midis dy vendeve, duke thënë: “Ne i kushtojmë rëndësi të madhe qëllimit tonë për të arritur një objektiv tregtar prej 100 miliardë dollarësh me aleatin dhe partnerin tonë strategjik, ShBA-në”.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us