LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Izraeli: Goditëm mbi 1.100 objektiva në Iran që nga 13 qershori
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin deklaroi se ata kanë "goditur më shumë se 1.100 objektiva në Iran në qindra bombardime ajrore" që nga 13 qershori.
Izraeli: Goditëm mbi 1.100 objektiva në Iran që nga 13 qershori
Izraeli: Goditëm mbi 1.100 objektiva në Iran që nga 13 qershori / AA
12 orë më parë

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin deklaroi se ata kanë "goditur më shumë se 1.100 objektiva në Iran në qindra bombardime ajrore" që nga 13 qershori.

Defrin tha se ata vazhdojnë sulmet e tyre ajrore ndaj Iranit ndërsa pretendoi se po "punojnë sistematikisht për të neutralizuar kërcënimin bërthamor".

Ai pretendon se me sulmet ata "kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemet e raketave balistike dhe mbrojtjes ajrore të Iranit".

"Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore ndaj Iranit që nga 13 qershori", theksoi Defrin i cili shtoi se ata "kanë goditur më shumë se 1.100 objektiva" në Iran në këto sulme.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite bëri të ditur se ata gjithashtu kanë shënjestruar 5 helikopterë të ushtrisë iraniane që po përpiqeshin të rrëzonin dronët izraelitë.

Defrin shtoi se Irani ka qëlluar rreth 30 raketa balistike drejt Izraelit gjatë natës në shenjë kundërpërgjigjeje, se shumica e këtyre raketave janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe se nuk ka patur viktima.

Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Türkiye, e dënuan Izraelin.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us