POLITIKË
2 minuta leximi
Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë bastis xhaminë Al-Aksa
Autoriteti Islam i Kudsit njoftoi se 1.651 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa nën mbikëqyrjen e policisë izraelite.
Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë bastis xhaminë Al-Aksa
Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë bastis xhaminë Al-Aksa / AA
17 Prill 2025

Deputeti nga Partia e Sionizmit Fetar, Zvi Sukot, bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar në orët e mëngjesit nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Sipas një deklarate nga Autoriteti Islam i Kudsit, 1.651 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa nën mbikëqyrjen e policisë izraelite në orët e mëngjesit të ditës së pestë të Pashkëve.

Zvi Sukkot, deputet nga partia e Sionizmit Fetar, parti e ekstremit të djathtë e njohur për politikat e saj supremaciste hebraike dhe retorikën shtypëse ndaj palestinezëve, ishte ndër hebrenjtë fanatikë që morën pjesë në bastisjen e xhamisë Al-Aksa.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, hebrenjtë fanatikë kryenin ritualet hebraike brenda xhamisë Al-Aksa, në kundërshtim me "status quo"-në që "vetëm myslimanët mund të adhurojnë aty dhe fetë e tjera vetëm mund ta vizitojnë".

Megjithëse policia izraelite kishte lejuar më parë hebrenjtë fanatikë në xhaminë Al-Aksa në grupe prej 30 vetash, thuhet se sot bastisjen e kryen grupe prej më shumë se njëqind personash.

Gjithashtu, teksa bastisej xhamia Al-Aksa policia izraelite ishte e dislokuar ne zonën e qytetit të vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar e cila është shtëpi e tre feve qiellore.

Ministri i Sigurisë Kombëtare izraelite, Itamar Ben-Gvir, nga e djathta ekstreme dhe me histori të krimeve të urrejtjes mirëpriti bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga deputeti Sukkot.

Sipas lajmit të gazetës "Times of Israel", Ben-Gvir tha: "Jam i lumtur që deputeti Zvi Sukkot u bashkua me mijëra hebrenj në sexhde dhe lutje. Diçka që nuk është bërë në 30 vitet e fundit po bëhet gjatë mandatit tim. Jam i lumtur që jam duke udhëhequr këtë ndryshim të madh".

Gjatë festave hebraike shtohen bastisjet

Hebrenjtë fanatikë pritet të vazhdojnë bastisjet e tyre në xhaminë Al-Aksa me rastin e festës së Pashkëve, e cila filloi mbrëmjen e 12 prillit dhe do të zgjasë deri më 20 prill.

Bastisje të tilla në xhaminë Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us