Me veshje tradicionale dhe me flamuj kombëtarë, të rinj nga vende të ndryshme kanë bërë parakalim dhe kanë vallëzuar në sheshet e Prishtinës në kuadër të festivalit ndërkombëtar të vallëzimit.
Festivali, i cili synon promovimin e artit, kulturës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përmes fëmijëve dhe të rinjve, mblodhi dhjetëra të rinj entuziastë të valleve popullore të popujve të ndryshëm nga rajoni dhe më gjerë, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malit i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Türkiye, Ukraina dhe Rumania.
Ky ishte edicioni i 23-të i këtij festivali që sjell art, traditë dhe kulturë nga vende të ndryshme, përmes vallëzimit, këngëve dhe miqësisë ndërkombëtare.
Derisa valltarët parakaluan grupe-grupe në sheshet e kryeqyteti kosovar dhe më pas valles së përbashkët në sheshin “Zahir Pajaziti”, ata u përcollën me interesim nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit.