5 Korrik 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë boshatisur menjëherë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës, pasi marrjes së një kërcënimi me bombë.
Ndërkohë, është vënë re një numër i shtuar i zyrtarëve policorë të cilët po përpiqen t'i largojnë deputetët dhe mediat nga vendi.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se siguria në Kuvend prej pesë vitesh është e papranueshme. Sipas saj, kush të dojë mund të hyjë dhe të dalë nga Kuvendi pasi nuk ka kontroll të mirëfilltë.
Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të.