LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Zjarr pranë pallatit presidencial në Damask
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë intensivisht për t'i vënë nën kontroll flakët.
Zjarr pranë pallatit presidencial në Damask
Zjarr pranë pallatit presidencial në Damaskë / AA
4 Korrik 2025

Një zjarr shpërtheu të premten pranë pallatit presidencial në Damaskë, ndërsa përpjekjet për ta shuar atë janë ende në vazhdim, raportoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Zjarri shpërtheu në një zonë midis lagjes Mashrou Dummar dhe Pallatit të Popullit, sipas mbrojtjes civile siriane.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë në terren për t'i përballuar flakët dhe për ta parandaluar përhapjen e tyre.

Pamjet e publikuara nga SANA tregojnë re të dendura tymi që ngrihen pranë kompleksit presidencial.

Pallati, të enjten mbrëma ka qenë mikpritës i një ceremonie për prezantimin e emblemës së re shtetërore të Sirisë, në të cilën mori pjesë edhe presidenti Ahmed al-Sharaa dhe zyrtarë të tjerë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us