Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se ShBA-ja e mbështet fuqimisht Izraelin dhe se Irani nuk mund ta fitojë këtë luftë.
Trump u takua me kryeministrin kanadez Mark Carney në ditën e parë të Samitit të Liderëve të G7-ës të mbajtur në Alberta të Kanadasë.
Presidenti amerikan tha se ShBA-ja gjithmonë e ka mbështetur Izraelin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
"Ne e kemi mbështetur fuqimisht Izraelin për një kohë të gjatë dhe Izraeli aktualisht është në një pozicion shumë të mirë", theksoi Trump.
Duke mbrojtur idenë se i ka dhënë Iranit 60 ditë afat për negociata bërthamore, por se vendi nuk ka treguar qasje që të bëjë marrëveshje, Trump tha: "Irani dëshiron të flasë, por duhet ta kishin bërë më herët. Kjo është e dhimbshme për të dyja palët. Irani nuk po e fiton këtë luftë. Ata duhet të ulen në tryezë para se të jetë tepër vonë".
Ndërsa në pyetjen nëse është apo jo ShBA-ja e përfshirë ushtarakisht në "luftën" midis Izraelit dhe Iranit, Trump tha: "Nuk dua të flas për këtë".