Qytetarët në Stamboll për të shpëtuar nga moti i nxehtë zgjodhën të notojnë në det dhe të shëtisin përgjatë bregdetit për t'u freskuar.
Pas paralajmërimeve të lëshuara gjatë gjithë javës, temperatura mesatare në gjithë qytetin u rrit sot deri në 35 gradë Celsius.
Temperaturat arritën në 39 gradë Celsius në rajonet Tuzla dhe Çekmeköy, 38 gradë Celsius në Şile dhe 37 gradë Celsius në Eyüpsultan, Kartal, Sarıyer dhe Ümraniye.
Për të shpëtuar nga moti i nxehtë qytetarët notuan në det për t'u freskuar, ndërsa disa bënë piknik pranë bregdetit dhe nëpër parqet e qytetit.
Kopshtet dhe parqet publike mbetën pak më të zbrazëta se bregdetet rreth mesditës. Disa njerëz zgjodhën të pushonin në zona me hije dhe nën pemë.
Hasan Çelik, duke vizituar plazhin Menekşe në Küçükçekmece, tha se "Erdha në det për shkak të vapës. Deti është i bukur. Nëse njerëzit tanë do të kujdeseshin pak më shumë për pastërtinë, do të ishte edhe më i bukur".
Ndërsa 13-vjeçari Berat Karakuş, i cili ka zgjedhur bregdetin, tha se u hodh në det me miqtë e tij, duke u argëtuar dhe duke u freskuar. Ata që vizituan lagjen Bebek të Beşiktaşit bënë piknik përgjatë vijës bregdetare dhe hynë në det për të notuar.
Varkat nga Drejtoria e Degës së Portit Detar u mobilizuan duke patrulluar për çdo problem të mundshëm që mund të përjetohet. Disa banorë shijuan pamjen e Bosforit duke notuar ndërsa të tjerë pushuan nën pemë.
Ata që zgjodhën bregdetin në Büyükçekmece për të notuar, shprehën ankesë për temperaturën e lartë.
Bekir Salih, një nga vizitorët, shpjegoi se erdhi për t'u freskuar në det për shkak të motit të nxehtë, ndërsa vuri në dukje se uji i detit është i këndshëm ashtu edhe i ngrohtë.
U vu re se temperatura e mjedisit në disa automjete që lëviznin në trafik u rrit deri në 40 gradë Celsius.